Featured

Top News - Udhëtimet, sqarimi i BE/ ETIAS nuk rikthen vizat

Thanks! Share it with your friends!

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Added by vindheim
360 Views
Bashkimi Evropian ka sqaruar qytetarët shqiptarë për ndryshimin e sistemit të udhëtimit të tyre në vendet e zonës Schengen. Nëpërmjet një deklarate të delegazionit të Be-së në Tiranë htkesohet se nuk ka asnjë të vërtetë në lajmin për rikthimin e vizave për shqiptarët. Bë shprehet se është një keqinformimin në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet, ose sicc quhet ndryshe ETIAS.
‘Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit nga vendet me liberalizim vizash, sikurse Shqipëria, do udhëtojë pa viza. Sistemi ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për viza. Për ETIAS nuk ka nevojë të paraqiteni në konsullata dhe për të dhëna biometrike. Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t'ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme’, theksohet në deklaratën e delegacionit të BE në Tiranë.
Në këtë sqarim të BE thuhet se kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.
Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh. BE sqaron se ETIAS do nisë të aplikohet në fund të vitit 2022 dhe përfshin 62 vende, mes tyre edhe Shqipëria.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ETIAS#BE#TopChannel
Commenting disabled.